Kishte veshur bluzë kuq e zi për festat e nëntorit, mësuesi i kthehet keq nxënëses

Poeti, publicist dhe politikani shqiptaro-zviceran, Sabit Gecaj, ka dënuar veprimin e një mësuesi në Zvicër. Ky i fundit i ishte vërsulur një fëmije, për shkak se kishte veshur një bluze kuq e zi, me rastin e festave të nëntorit.

Ai i kishte thënë nxënëses shqiptare, se nuk duhet të guxojë ta veshë këtë bluze, pasi është provokim.

Këtë veprim të profesorit zvicerian, Gecaj e ka quajtur injorancë dhe primitivizëm, për të mos përdorur fjalën racizëm.

Gecaj shkruan:

Andaj një qëndrim i tillë i një mësimdhënësi, ndaj një nxënësi, shqiptar në këtë rast; nuk dua ta klasifikoj si racizem, por jam i detyruar të them se është një primitivizëm, dhe mosdije e injorancë e paskajeshme!”

Ndër të tjera, Gecaj ka shtuar, se shprehja e identitetit është vlerë njerëzore, kombëtare dhe nuk përbën asnjë rrezik.

Më tej poeti ka shkruar:

Shprehja e identitetit në këtë mënyrë, me shenja ose heraldike tjetër, nuk do të thotë se është dhunë, përkundrazi është vlerë njerëzore e kombëtare, është vetëdije shoqërore e njerëzore, dhe nuk përben asnje rrezik, për asnjë shoqëri e as popull. Fundja pse nuk duhet njeriu të mos deklaroj identitetin e vetë nacional, çfarë të keqe apo turp përbën një gjë e tillë! Nuk e dija që edhe Zvicra, paska mesues, e mesues!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu