“Symphony of the Seas” apo në shqip “Simfonia e Deteve” është anija më e madhe në botë. Simfonia e deteve është e gjatë 361,011 metra de ka një tonazh bruto prej 228,081 në 18 kuvertë.
Ajo është në gjendje të akomodojë 5,518 pasagjerë me një kapacitet të dyfishtë deri në një kapacitet maksimal prej 6,680 pasagjerësh, si dhe një ekuipazh prej 2,200 personash.
Në anije gjenden një park ujor për fëmijë, një fushë basketbolli me madhësi të plotë, shesh patinazhi në akull e po ashtu edhe ekziston edhe një ‘park qendror’ i cili përmban mbi 20,000 bimë tropikale.
Ajo u lëshua në qarkullim në qershor të 2017. Ka kushtuar 1 miliardë e 35 milionë euro. Pronari i saj është Royal Caribbean Cruises Ltd.
Për më shumë shikojeni videon më poshtë./AlbanienShow
VIDEO: