Kjo është deklarata e Zidanes pas humbjes nga Valencia

Zidane ka regjistruar humbjen e parë që pas rikthimit në Real Madrid. Valencia në superformë e mposhti kampionin aktual evropian me rezultat minimal 2-1, por me një lojë tejet të mençur.

Guedes dhe Garay ish realizatorët e “lakuriqëve”, ndërsa për galaktikët shënoi Benzema krejt në sekondat e fundit të duelit.

Pas ndeshjes, Zidane tha se humbja dhemb, por lavdëroi paraqitjen e djelmoshave të tij:

Duhej të bindnim më shumë dhe më herët. Mirëpo nuk i ‘kryqëzoj’ djelmoshat, pasi u angazhuan maksimalisht.

Nganjëherë nuk u’a don, por mos harroni, kemi luajtur ndaj një skuadre tejet të mirë, megjithëse duhet pranuar se humbja dhemb”, përfundoi francezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu