Ivan Teodosijeviq, ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kishte bërë një deklaratë diskriminuese ndaj shqiptarëve. Ish-ministri i kishte quajtur shqiptarët terrorist, ndërsa masakrën e Reçakut të trilluar.
Për këtë deklaratë të ish-ministrit serb në Qeverinë e Kosovës sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër ish-ministrit serb në qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq.
“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi”, kishte thënë Teodosijevic në Zveçan.