Kjo është dhurata që Vjosa Osmani mori nga vajzat për 8 Mars (FOTO)

Më 8 Mars – u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në këtë ditë të veçantë, gratë pranuan dhurata nga më të ndryshmet, njofton Klan Kosova.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ndau me ndjekësit në rrjete sociale, dhuratën që mori nga vajzat e saj binjake.

Dy letra në të cilën thuhet: “Për nënën time më të mirën në botë. Me shumë dashuri nga Anda dhe Dua”, ishte ‘dhurata më e bukur në botë” për Osmanin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu