Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit, i cili është shumë i dashur për publikun kosovar, duket se bukurinë e ka trashëguar nga familja.
Nëpërmjet një fotografie të postuar në rrjete sociale nga motra e ‘Kemalit’, shihet se Kemali ngjan shumë me nënën dhe babain, transmeton Lajmi.net.
Në foto shihet aktori bashkë me prindër, motrën, dhëndrin si dhe mbesën e vogël.
Ditë më parë aktori është fejuar me Fahriye Evcen, me të cilën ishte dashuruar që nga aktrimi së bashku në një serial.