Kjo është gruaja që gjeti vdekjen në Vlorë, pak pasi solli në jetë fëmijën e saj

Një jetë u shtua dhe një tjetër jetë u shua. Është kjo ajo që ndodhi paraditen e sotme në Vlorë, ku një grua humbi jetën pak pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Viktima është 28-vjeçarja që shikoni në fotografi Elda Beqo (Limo), e cila gjeti vdekjen pak pas operacionit ku solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Nga të dhënat paraprake sipas mjekëve, dyshohet se gruaja pësoi infarkt pak pas ndërhyrjes, pasi e lindi fëmijën me operacion.

Mësohet se e ndjera ishte nënë edhe e një djali rreth 5 vjeç dhe siç shikohet në fotografitë e saj, pritjen e ëmbël e priste me lumturi.

Po aq sa ajo edhe i biri, i cili i përkëdhelte dhe puthte barkun. Fatmirësisht foshnja ia doli të mbijetojë dhe gëzon shëndet të mirë.

Për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu