Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se VV-ja e LDK-ja mund të gjejnë zgjidhje për koalicion, duke u marrë vesh që me postin e kryeparlamentarit të bëhet rotacion në Kryesinë e Kuvendit. Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, Maliqi ka thënë që Glauku Konjufca të mos largohet nga posti i kryeparlamentarit duhet të bëhet një rotacion në Kryesinë e Kuvendit.
Postimi i plotë:
Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik: Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet.










