Kjo nënë është gjeni, shikoni si e shpëtoi familjen e saj nga zjarri në Londër

39-vjeçarja Natasha Elcock ishte në gjumë me të dashurin e saj dhe vajzën 6 vjeçare kur u lajmëruan se në pallat kishte rënë zjarr, por gjithashtu që s’mund të dilnin nga shtëpia.

Menjëherë, ajo u ngrit, shkoi në tualet dhe hapi ujin duke përmbytur të gjithë shtëpinë me qëllim parandalimin e flakëve që të futeshin në apartamentin e saj, shkruan Albeu.com.

Me sa duket kjo funksionoi pasi të tre ata u nxorrën të gjallë nga shtëpia 90 minuta pasi zjarri ishte përhapur në të gjithë ndërtesën.

Shumë të tjerë, mendohet rreth 100 persona, nuk patën fatin e familjes së Natashas dhe trupat e tyre ende nuk janë rekuperuar plotësisht nga ndërtesa, pasi zjarrfikësit kanë mundur të kontrollojnë vetëm katet e sipërme deri më tani. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu