Kjo parti në Maqedoni kërkon që paratë për festimet e Vitit të Ri ti jepen të varfërve

Partia e re “E Majta” përmes një peticioni online ka kërkuar që festa e Vitit të Ri të festohet në mënyrë simbolike, ndërsa shumat e parapara për shënimin e kësaj feste të dhurohen për familjet e rrezikuara sociale, transmeton INA.

Qyteti i Shkupit vetëm për zbukurimin e rrugëve dhe shesheve ka ndarë 200 mijë euro, po ashtu edhe mjete tjera plotësuese prej qindra mijëra eurove për natën e ndërrimit të viteve.

Sipas së “Majtës”, në shumë vende të rajonit janë anuluar këto festime dhe kjo ka ndodhur në Novi Sad dhe Subotica, ku paratë e festimeve nga autoritetet komunale janë ndarë për familjet e rrezikuara sociale./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu