Kur jashtë të godasë i ftohti, shumë veta e lëshojnë kondicionerin në 26 ose 28 gradë për ta ngrohur banesën më shpejt. Rezultati shpesh është lëkurë e tharë, dhimbje koke dhe një faturë më e lartë e rrymës.
Sa gradë mjaftojnë?
Ekspertët e efiçencës së energjisë rekomandojnë që në dhomën e ditës të jetë 20 deri në 22 gradë, ndërsa në dhomën e gjumit 18 deri në 19 gradë. Kjo është një temperaturë në të cilën trupi ndihet rehat, kurse konsumi është i arsyeshëm.
Sipas vlerësimeve, çdo gradë më shumë nënkupton rreth 6 për qind më shumë konsum. Diferenca ndërmjet 21 dhe 25 gradëve, gjatë gjithë dimrit, është e madhe.
Gabimet më të shpeshta
E lëshoni në maksimum që të ngrohet më shpejt. Klima nuk ngroh më shpejt, vetëm punon më gjatë me fuqi të plotë.
E fikni dhe e ndizni vazhdimisht. Klimat inverter harxhojnë më pak kur punojnë në mënyrë të barabartë. Është më mirë ta ulni sesa ta fikni për pak kohë.
Fletët janë të kthyera lart. Ajri i ngrohtë ngrihet vetë. Gjatë ngrohjes, kthejini poshtë.
Filtra të ndotur. I pastroni vetëm një herë në vit? Rekomandimi është çdo dy deri në katër javë gjatë stinës.
Mobilie ose perde para pajisjes. Klimës i duhet hapësirë që ajri të qarkullojë.
Disa truke për një banesë më të ngrohtë
Mbyllni dyert e dhomave që nuk i përdorni, lëshoni perdet në mbrëmje dhe ajrosni shkurtimisht, por me dritare të hapura gjerësisht. Në këtë mënyrë muret nuk ftohen, ndërsa ajri ndryshon për pak minuta.
Një gradë më pak mbase as nuk do ta ndjeni. Por në faturë, me siguri që do ta ndjeni.










