klinika së Onkologjisë me drjetor të ri

Nino Vasev  u emërua si drejtor I klinikës së onkologjisë, pas shkarkimit të Milan Ristevskit I cili ishte në Kuvend në natën e 27 prillit. Risteski ishte i eksponuar në pjesëmarrjen e parregullsive në Kuvend më 27 prill, ku kishte hyrë bashkë me dhunuesit e tjerë.

Ky është shkarkimi i parë i drejtorit të klinikave të Shkupit nga ana e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari. Pritet edhe ndërrim I  drejtoreshës së gjinekologjisë Marija Haxhi Lega, e në vend të saj pritet  të vijë Viktorija Jovanovska.

Është paralajmëruar edhe revision I punës gjithëpërfshirëse të drejtoreshës dhe paraardhësve të saj, Sasho Jovçevski dhe Adella Stefanija. Taravari ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të ndërrojë edhe drejtorë tjerë dhe se për zgjedhjen e tyre do konsultojë edhe mjekët e klinikës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu