Klopp ka pranuar ofertën e Romës?

Me sezonin e ri mund të ketë ndryshime te trajnerët në Serie A. Roma sipas gazetës “La Stampa” e ka gjetur pasardhësin e Claudio Ranieri. Gjermani Jurgen Klopp duket se i ka thënë po klubit kryeqytetas mbrëmjen e së dielës, madje gazeta italiane vendos edhe orën e saktë 22:57.

Aktualisht Klopp është koordinator i përgjithshëm i klubeve të futbollit të zotëruara nga Red Bull, por duket se kjo detyrë nuk i përshtatet dhe kërkon të stërvisë përsëri. Lëvizje edhe te Milan ku për trajnerin e ri për kandidat është edhe Roberto Mancini.

Menaxheri shqiptar Fali Ramadani ia ka propozuar drejtuesve. Mancini është pa ekip qëkur u largua tetorin e kaluar nga përfaqësuesja e Arabisë Saudite. Pikërisht nga ky vend ka një ofertë për Simone Inzaghi.

Al Hilal i ka ofruar 20 milionë euro në sezon. Mediat arabe shkruajnë se një emisar i Inzaghi ka qenë në Riad për të parë nga kushtet e jetesës e deri te shkollat. Simone Inzaghi është nën kontratë me Inter deri në 30 qershor të 2026. Skuadra e tij është në garë për titullin në Serie A dhe do të luajë me Paris Saint Germain në finalen e Champions League.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu