Klopp kritikohet për mënyrën se si e festoi golin, Shaqiri i del në mbrojtje dhe ‘ua mbyllë gojën’ të gjithëve

Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij Jurgen Klopp, pasi që ky i fundit u kritikua për mënyrën se si e festoi golin ndaj Evertonit.

Liverpool dje fitoi 1 me 0 kundër Evertonit, me golin që u shënua në minutën e fundt nga Divock Origi, transmeton gazetametro.net.
Një gjë e tillë e gëzoi shumë Kloppin i cili hyri në fushë për të festuar, gjë për të cilën mori shumë kritika.

Mirëpo, Shaqiri ka qenë ai i cili ka dalë kundër këtyre kritikave, duke thënë se është normale që ai të ketë emocione për një ndeshje të tillë

‘Ai kishte shumë emocione. U shënua goli i fitores në minutat e fundit të derbit, ndeshja ishte një ndeshje fantastike dhe kishte shumë emocione në atë ndeshje, kështu që ndodhi ajo gjë. Edhe shumë trajnerë kanë bërë gjëra të tilla’, ka thënë Shaqiri.

‘Kjo është diçka e mirë dhe ai nuk e ka pasur qëllim të mos i respektojë kundërshtarët, por kishte shumë emocione. Mendoj se kështu është futbolli dhe kjo gjë mund të ndodhë dhe ishte shumë e mirë ta shohim një reagim të tillë nga një trajner’, ka shtuar ai.

Ndryshe, pas fitores së djeshme Liverpool renditet në vendin e dytë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City.

Ndërsa, ndeshjen e radhës do e luajë kundër Burnleyt./gazetametro

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu