Klopp me fjalë të mëdha për dy muslimanët e Liverpoolit: Iu jap kohë për t’u larë para ndeshjes

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth dy futbollistëve musliman të Liverpoolit, përkatësisht për Sadio Manen dhe për Mo Slahan. Klopp ka treguar se nuk e ka problem t’iu jap atyre 2 minuta kohë për t’u larë para ndeshjes siç e kërkon Islami. “Muslimanët i lajnë trupat e tyre shumë shpesh në situata specifike. Kështu që gjithmonë e përfundojmë ngrohjen 2 minuta më herët për t’iu dhënë kohë lojtarëve tanë muslimanë si Mané dhe Salah për t’u larë para ndeshjes, siç kërkohet nga Islami.  

“Nuk e kam problem t’i jap këto 2 minuta, për t’iu dhënë kohë të bëjnë diçka absolutisht shumë të rëndësishme për ta! Më pëlqen të kem një ekip kaq multikulturor. Unë do të thosha se të kemi ambasadorë kaq të mirë të fesë muslimane në ekipin tonë është vërtet diçka e mrekullueshme”, kush i thotë këto fjalë, do të pyesni ju. E kush tjetër, përveç trajnerit të Liverpool, që i stërvit përditë dy lojtarët në fjalë. Çfarë njeriu, Jurgen Klopp!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu