Jurgen Klopp pretendon se nuk ka lojtarët e dëshiruar te Liverpool, me skuadrën e “Reds” të përfshirë në spekulimeve që sugjerojnë se mund të kërkohen përforcime të mëtejshme. Ibrahim Konate tashmë është shtuar në radhët mbrojtëse në “Anfield”, por më shumë lëvizje priten në merkaton e verës.
Me Georginio Wijnaldum që u largua si lojtar i lirë te PSG, përforcimet në mesfushë po diskutohen. Ylli i Borussia Monchengladbach, Florian Neuhaus, Youri Tielemans i Leicester City dhe Yves Bissouma i Brighton janë të shënuar me të kuqe. Klopp tha për faqen zyrtare të Liverpool: “Unë me të vërtetë nuk jam në nxitim për këtë. Nëse dikush dëshiron të largohet, mund të vijë tek unë dhe të më tregojë, pastaj e mendoj.
Askush nuk ka ardhur deri më tani, kështu që nuk shoh asnjë nxitim nga ana e lojtarëve, gjithashtu. Merkatoja gjithsesi është me të vërtetë e qetë në këtë moment, mendoj. U transferua Jadon Sancho dhe ndoshta dikush tjetër, në rregull, Konate u zyrtraizua më herët te ne, por është një merkato me të vërtetë e qetë. Le të shohim se çfarë mund të ndodhë, por në këto momente të gjithë kanë shansin të më bëjnë përshtypje dhe shpresoj që ta bëjnë”.
Kampionët e Premier League më 2019-2020 pësuan një rënie të dukshme sezonin e kaluar, por një sforco e vonë siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Yjet e dëmtuar, të tillë si Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, tani janë përsëri në dispozicion. Lojtarëve kryesorë, që kanë luajtur pothuajse vazhdimisht në tri vitet e fundit, iu është dhënë një pushim i nevojshëm para se të bashkohen në përgatitjet parasezonale.









