Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur për “BT Sport” pas fitores 4-1 të marrë në çerekfinalen e kthimit kundër Porto-s.
“Kemi luajtur më mirë në këtë sezon”, ka thënë Klopp. “E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Porto-s ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat”.
“Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira në transfertë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes City-t dhe Roma-s sezonin e kaluar. Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale”.
“Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelona-s, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë”, ka përfunduar Klopp.