Klubi arab synon Yamal-in, gati 400 milionë euro

Supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal, raportohet se është në shënjestër të klubit të madh arab, Al-Hilal.

Sipas medieve të huaja, klubi arab është gati të bëjë transferimin më të madh në historinë e futbollit.

Oferta e Al-Hilal kap shifrën 400 milionë euro për reprezentuesin e Spanjës.

18-vjeçari ka mahnitur botën e futbollit me paraqitjet e tij, sidomos pas UEFA Euro 2024, ku ndihmoi Spanjën të shpallej kampione. Performanca e tij e jashtëzakonshme e ka bërë atë një nga talentet më të kërkuar të futbollit global.

Barcelona, e cila vetëm pak muaj më parë e rinovoi kontratën e Yamalit deri në vitin 2031, me një pagë rreth 21 milionë euro në vit, e sheh atë si gur themeli të projektit të ardhshëm sportiv. Megjithatë, oferta e jashtëzakonshme e Al-Hilal ka krijuar dilema në kampin katalanas.

Sipas burimeve pranë klubit, Barcelona e ka refuzuar fillimisht ofertën, duke theksuar se Yamal është “i pashitshëm”.

Por gjendja e ndërlikuar financiare e klubit dhe ambiciet personale të lojtarit mund ta bëjnë situatën më të brishtë.

Yamal siç raportohet, është ndjerë i pakënaqur nga kritikat publike të trajnerit Hansi Flick, i cili ka kërkuar më shumë intensitet dhe përqendrim nga ai, duke shtuar zërat për një mundësi largimi.

Nëse oferta e Al-Hilal do të konkretizohet, ajo do të thyente çdo rekord ekzistues në tregun e transferimeve, duke tejkaluar shifrën e 222 milionë eurove që PSG pagoi për Neymarin në vitin 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu