Sead Koçan do të mbrohet në liri. Të paktën ky është vendimi jo zyrtar i gjykatëses së procedurës paraprake e cila nuk ka pranuar kërkesën e PSP-së, për paraburgim për biznesmenin e dyshuar në rastin “Trust”, transmeton Gazeta Express.
Koçanit i është marr pasaporta ndërsa ka lënë garancion prej 1 milion euro.
PSP dje ka paralajmëruar se do të ankimoj çdo vendimi në rast se refuzohet kërkesa e tyre për paraburgim.
Koçan me muaj të tërë ka qenë në arrati, duke u fshehur nga vendimi i gjykatës që kishte lëshuar për të. Ai u paraqit vetëm para disa ditëve edhe atë në spitalin e Shkupit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Më pas Koçan kishte edhe nje intervenim në Klinikën e Kardiologjisë.