Klubi blaugran e gjen veten 10 pikë prapa udhëheqësit të kampionatit Atletico Madrid, i cili madje ka një lojë më pak. Derisa në garën ku ishte favorite absolute, ka humbur finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos para dy jave.
“Unë kam thënë disa herë se ky është një sezon ku ne po ndryshojmë gjërat, ne po zgjedhim lojtarët e rinj,” tha Koeman gjatë konferencës për shtyp të para ndeshjes ndaj Bilbaos.
“Barcelona nuk do të fitojë shumë gjëra tani. Ne duhet të jemi realistë nga kemi ardhur, ndryshimet që kemi bërë, jo gjithçka varet nga një lojtar. Ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të luftojmë, por duhet të jemi realistë ” u shpreh ai duke aluduar se nuk janë në garë për ndonjë titull.
Përpos kësaj, holandezi konfirmoi se Eric Garcia do të transformohet në klubin e tij sezonin e ardhshëm si lojtar i ri më 30 qershor.









