Komandant Hoxha i revoltuar me Ali Ahmetin, shan keq

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ali Ahmetit, i cili tha se, nuk i është dridhur syri nga tankset maqedonase, e lëre më nga 63 mandatet e Gruevskit, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Vjen në pushtet horri me sakrificën e UCK-së, vretë, burgosë, vjedh dhe nëncmon shqiptarët më shumë se një decenie. E tani po e sheh që po i ik dheu ndër këmbë reagon.

Po ku i ke parë tankset prej Prizrenit ti o i marr. A spo të vjen turp të gënjesh. Ty edhe me revole në dasma nuk guxon të gjuash. Në publik tregohet patriot e luftëtar i kombit e mbas shpine vret e burgosë UCK-në. Edhe udbashi ma i përgatitur nuk kish mund të nëncmon UCK-në dhe shqiptarët si Ali Majmuni.

Me Gruevskin shok intim, që edhe femra shqiptare i keni dërgu, e tani me fora të majmumit kishe po kam guxim me kundështu Gruevskin”, është shprehur Hoxha. /ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu