KOMENT/ “S’ka dorëheqje!” thonin dje funskionarët. A ndryshuan mendim për hesape zgjedhore?

Vetëm 24 orë para dorëheqjeve të koordinuara të ministrit dhe zv/ministrit të shëndetësisë dhe drejtorëve të Spitalit të Tetovës, të njejtit nuk donin as të dëgjonin fjalën dorëheqje. Ata thonin se duhet të vazhdojnë “të menaxhojnë situatën” pas zjarrit që shkaktoi 14 jetë të humbura në Tetovë, shkruan InfoShqip.com

“Do të presim rezultatet e hetimit para se të flasim për dorëheqje”, tha dje Venko Filipçe.

Edhe zëvendësi i tij nga BDI Ilir Hasani nuk ndjente përgjegjësi morale.

“Ne duhet të ballafaqohemi me sfidat. Organet e hetuesisë dhe organet e prokurorisë janë të gjitha të aktivizuara dhe po presim raportet oficiale nga ata”, deklaronte dje Ilir Hasani.

Edhe zv/kryeministri Artan Grubi dje deklaronte se funksionarët nuk duhet të dorëhiqen.

“Unë vlerësoj tash është koha që ta menaxhojmë situatën në ballë dhe jo të tërhiqemi nga përgjegjësia dhe nga situata”, deklaroi dje Grubi.

Por pas presionit të madh të publikut, 4 funksionarë u detyruan të japin dorëheqje, në tentim për të shpëtuar rejtingjet partiake në prag të zgjedhjeve lokale. Me këto dorëheqje, funksionarët e LSDM dhe BDI tentuan ta amortizojnë pakënaqësinë e popullatës dhe të heqin presion nga kryetarët e partive të tyre, Zaev dhe Ahmeti./InfoShqip.com

Shënim: Koment i shkruar nga Redaksia e InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu