Komisioni Europian paralajmëron: Çipsi nga Serbia përmban substanca kancerogjene

Në kufirin kroat është gjetur nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen në produktet ushqimore të prodhuar nga Serbia.

Nivel i lartë i akrilamidit është gjetur në patatet e skuqura me shije speci të prodhuar në Serbi dhe është publikuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian, transmeton n1info.rs, përcjell TV21.

Vendi i aplikimit është Kroacia, dhe njoftimi i referohet Kroacisë dhe Serbisë, thuhet në faqen e internetit të sistemit evropian të alarmit të shpejtë.

Produkti nuk ka hyrë në tregun kroat dhe është shkatërruar në mënyrë të sigurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu