Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga ana tjetër në një intervistë dhënë për televizionin shtetëror Serb theksoi se nuk ka asnjë arsye për shqetësim në lidhje me marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit, për shkak se qeveria serbe është dashur ta mbrojë shtetin. “Serbet dhe Maqedonët janë popuj të afërt pa marrë parasysh se çfarë marrëdhëniesh kanë qeveritë e vendeve, me bisedimet e mëtutjeshme jam I sigurt se do të gjejmë zgjidhje”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se për disa ditë do të kthehet stafi diplomatik dhe punët do të normalizohen. Ndërkaq,Komisioni Evropian u bëri thirrje autoriteteve në Shkup dhe Beograd që të jenë të përmbajtur dhe në mënyrë të qetë t’i rregullojnë mosmarrëveshjet mes tyre.
Zëdhënësi I Komisionit Evropian tha se incidenti diplomatik është pyetje bilaterale e të dyja vendeve të cilat BE me kujdes i vështron./InfoShqip.com










