Komisioni Evropian propozon, cila është strategjia e re për Ballkanin Perëndimor?

Komisioni Evropian gjatë ditës së sotme do të paraqesë propozimin sa i përket strategjisë së re për zgjerimin, pjesë e së cilit do të jenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç raporton TCH, burimet e tyre nga komisioni thonë se ky propozim ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE’së”, por edhe interesat e vendeve që duan të hynë në bllokun evropian.

Komisionari Varhelyi i cili do të paraqesë propozimin, sqaron se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike..
“Nuk duan që ta ndalojnë procesin e zgjerimit, por ta avancojnë atë”, thonë të njëjtat burime.

Fokusi i metodologjisë së re do të përqendrohet te forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik, metodologji kjo që sipas Varhelyit nuk duhet ta aplikojnë Serbia dhe Mali I Zi, të cilat i kanë nisur negociatat me rregullat aktuale.

“Këto janë çështje, të cilat prekin vet thelbin e transformimit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Varhelyi.

Kjo strategji e re pritet të definojë çështjen e kapitujve të bisedimeve, çështjen e financimit, si dhe procesin e transformimit të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, pritet që në samitin e majit në Zagreb, të happen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për zgjerimin e BE’së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu