Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër vendos nëse do të ketë masa shtesë në Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen me coronavirusin në vend.

Gjatë ditëve të fundit numri i rasteve të reja është katërshfiror, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 20.

Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mund të ketë masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve.

Ndryshe, MSH sot njoftoi se ka edhe rreth 270 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në të gjithë shtetin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu