Kompania gjermane e gomave, Continental, e cila vjet e hapi një qendër kërkimore për zhvillim të softuerit në Serbi ka njoftuar se transferimi i aparaturave do të filloj në muajin e ardhshëm ku do të sillen aparate me vlerë 1,2 miliard euro, kurse totali i investimit deri ne fund të këtij viti do të arrij deri në 3 miliard euro.
Në një prononcim për mediat lokale, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se “Serbia me kompaninë gjermane “Continental” ka hyrë në “ligën e lartë” të shteteve, andaj falënderoj shume shtetin e Gjermanisë ne krye me kancelaren Angela Merkel”
Qe nga fillimi i viti të kaluar në qendrën kërkimore të kompanisë ishin punësuar fillimisht 500 inxhinierë, dhe të ardhurat e saj bruto ishin rreth 2,300 euro, ky numër tani ka arritur në 700 inxhinierë dhe pas arritjes te aparaturave numri i të punësuarve në këtë fabrikë do të arrij në 2500.
Ndryshe, pas hyrjes së Mercedesit në tregun serb kjo e hapi rruge edhe brendeve të tjera gjermane ku ndër ta më e madhja ishte “Continental”.
Edhe kompania e njohur gjermane ‘Leoni’ e cila punimet për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e kabllove në Kralevë ka filluar në korrik të vitit kaluar është në përfundim e sipër.
Këtë e bëri të ditur, Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie për Serbinë, Klemens Saks, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, ‘Leoni’ do të investojë më shumë se 60 milionë euro në Serbi.
“Është planifikuar që ndërtimi i objektit të përfundojë në fund të vitit 2019 ose në fillim të 2020”, ka thënë Saks.
Kjo fabrikë do t’i ketë rreth 45 mijë metra katrorë dhe do të prodhojë kabllot për veturat ‘Mercedes’ ku do të punësohen 1200 punëtor.