Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

“Thinking Machines Lab” e Mira Muratit arrin një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh në raundin e financimit fillestar (seed).

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka ngritur një ‘start-up’ të ri në fushën e inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab, i cili mbylli së fundmi një raund të madh financimi “pre-seed”.

Kompania arriti të tërheqë dy miliardë dollarë investime, duke e vlerësuar atë në 12 miliardë dollarë pas investimit, shkruan techcrunch.

Këto fonde erdhën nga investitorë të rëndësishëm, përfshirë gjigandë në fushën e mikroçipave si Nvidia dhe AMD, si dhe kompani si Andreessen Horowitz, Accel, dhe Jane Street, ky i fundit i njohur për vendosjet e tij në fintech dhe inteligjencë artificiale.

Murati po planifikon që brenda disa muajve të prezantojë produktin e parë, i cili do të përfshijë një komponent open-source, për të mbështetur kërkimin akademik dhe zhvilluesit që kërkojnë të krijojnë modele të përshtatura.

Qendra e kompanisë është në San Francisco, dhe ajo fokusohet në zhvillimin e AI shumë-modal që ndërvepron me njerëzit në një mënyrë natyrale – përmes bisedës, pamjes dhe bashkëpunimit të përbashkët.

Murati, 36 vjeçe, ka ndërtuar një ekip të fuqishëm duke përfshirë ish-punonjës nga OpenAI, Google, Meta dhe Mistral.

Gjatë karrierës së saj në OpenAI, ajo kontribuoi në zhvillimin e produkteve si ChatGPT, DALL‑E, dhe modaliteti i zërit. Ajo gjithashtu shërbeu përkohësisht si CEO gjatë trazirave të brendshme në fund të vitit 2023.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu