Transportuesit privatë në Shkup nga kompanitë “Transporti i Lirë” dhe “Mak ekpres” nesër nga ora gjashtë do ta bllokojnë komunikacionin në Shkup në korsinë e djathtë të rrugës “Ilinden” duke nisur nga Qeveria për në MPB.
Ky vendim u paralajmërua nga Lenin Jovanovski nga kompania private “Transporti i Lirë” në Shkup. Sipas tij, rreth 200 autobusë do të parkohen para Komunës së qytetit të Shkupit.
Ai në konferencën e sotme për media tha se nuk është arritur marrëveshje me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtorin e NQP (JSP), Aleksandar Stojkovski për pagesën e borxhit të kërkuar nga transportuesit.
“E nesërmja do të tregojë nëse do të ketë ndonjë rezultat apo bllokada do të vazhdojë edhe në fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme”, tha Jovanovski.
Sipas tij, nëse ndërkohë nuk ka rezultate, do të bllokohen edhe kryqëzimet tek Qendra Tretgrare “Mavrovasja”, “Kryqi i Kuq” dhe tek rruga “Ilinden”.