Komshiq: Nuk do të lejojmë që zgjidhja për Kosovën të ndërlidhet me BeH-në

Anëtari i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq sot përsëriti se asnjë zgjidhje për çështjen kosovare nuk duhet të ndërlidhet me pozicionin e shtetit të BeH-së, duke shtuar se “gënjehen keq ata të cilët mendojnë se do të kompensojnë diçka në kurriz të BeH-së”.

Në intervistë për portalin “Bosna e Lirë” Komshiq vlerësoi se pozita e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në negociata nuk është “e favorshme”. Ai këtë e sqaroi me protestat në Beograd, nën, siç tha, fasadën e pandemisë,
duke thënë se disa demonstrues e madhëronin Ratko Mlladiqin dhe e përshëndetnin Rusinë.

“Vuçiq me të vërtetë është në pozitë të palakmueshme për shkak tëmosnjohjes së Kosovës, por, kurdo që të përfundojë, ajo që dua të thekson është se qëndrimi ynë është se asnjëra nga zgjidhjet e arritura nuk duhet dhe nuk do të lejojmë të ndërlidhet me pozicionin e shtetit të BeH-së dhe prandaj ata të cilët mendojnë se do të mund tëkompensojnë diçka në kurriz të BeH-së, gënjehen keq”, tha Komshiq, shkruan MIA, përcjell InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu