Konfirmohet/ Këtë sezon, Bora Zemanin do ta shohim në këtë emision

Prej disa javësh kanë qarkulluar thashetheme për të ardhmen televizive të Bora Zemanit dhe emisionin që do të drejtonte këtë vit.

Tashmë gjithçka është zbuluar dhe konfirmuar nga Top Channel.

Përmes një videoje në Instagram, u bë e ditur se moderatorja do të vazhdojë të jetë në krye të programit “Për shqiptarët”.

Ky emision drejtohej fillimisht nga Marina Vjollca deri në janar, ndërsa më pas iu besua Borës, e cila tashmë është konfirmuar edhe për sezonin e ri.

Sa i përket programit “Piramida”, që sezonin e kaluar u drejtua nga Bora, nuk ka ende detaje për vazhdimësinë ose ndryshimet që mund të ketë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu