Konfirmon ministri i Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova ende vazhdon të mbetet e paprekur nga coronavirusi.

“Lajm i mirë është që deri më tani akoma nuk kemi ndonjë rast të konfirmuar me coronavirus në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ministri ka thënë se Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendosur për marrjen e disa masa të tjera që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe mbrojtjen e popullatës

“Përveç këtyre masave sot të gjitha institucioneve shëndetësore publike dhe private do tu dërgohet qarkorja informative me rekomandime specifike që kanë për qëllim mbrojtjen e stafit shëndetësorë dhe sigurinë e pacientëve dhe qytetarëve”, u shpreh Vitia.

Ai shtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kosova bënë pjesë në vendin me rrezikshmëri të ulët ndaj këtij virusi.

“Ju lus që angazhimin tonë dhe masat e ndërmarra ti kuptoni vetëm si kujdes i shtuar për kujdesin publik, ku sipas të dhënave të OBSH, Kosova bënë pjesë në vendin me rrezikshmëri të ulët ndaj coronavirusit”, tha ministri Vitia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu