Agjencia e Sigurimit Ushtarak të Serbisë javën e kaluar ka konfiskuar një sasi të madhe të armatimit në Jug të Serbisë, që në mënyrë ilegale është dashur të transferohet në Maqedoni. ky është një informacion i plasuar në gazetën Blic, por që ende nuk dihet nëse është i vërtetë, ose propagandë serbe për nxitje të situatës në Maqedoni, transmeton Gazeta Lajm.
“Bëhet fjalë për mijëra pushkë, mitralozë, minahedhës dhe bomba. Armatimi është zbuluar në afërsi të Preshevës dhe Bujanocit, kur një shtetas I huaj dhe dy shtetas të Serbisë të kombësisë shqiptare, kanë tentuar ta transferojnë në vendin fqinj. Burime të Blicit thonë se ka pasur plan që armatimi të transferohet në Maqedoni në rast të eskalimit të situatës. Gjithçka tregon se disa liderë janë përgatitur që pushtetin ta marin me dhunë. Për këtë janë informuar edhe autoritetet kompetente në Maqedoni”, raporton Blic. Videon nga ky raportim mund ta përcillni në këtë Link.










