Kongresi pastrohet, certifikimi i fitores së Biden

Forcat policore amerikane kanë vënë në rrethim godinën e Kongresit, duke tërhequr larg saj mbështetësit e presidentit Donald Trump, të cilët ende janë të pranishëm në Uashington dhe po mbahen nën kontrollin e policisë.

Por shumë media kanë raportuar se është mbyllur protesta para godinës së Kongresit amerikan ku po mbahej seanca për certifikimin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Shefi i Policisë së Uashingtonit ka njoftuar se është vendosur gjendja e shtetrrethimit dhe zgjat deri në 06:00 të mëngjesit.

Mbështetësit e Trump hynë me dhunë në godinën e Kongresit dhe qëndruan aty për disa orë. Si pasojë e përplasjeve me policinë u regjistruan të lënduar në radhët e efektivëve dhe protestuesve. Mediat e huaja raportuan dhe për të lënduar me armë zjarri, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden i konsideroi këto ngjarje një sulm ndaj demokracisë, ndërsa Donald Trump doli shumë vonë pasi incidentet kishin nisur dhe iu kërkoi mbështetësve të tërhiqen në paqe në shtëpi. Protesta të ngjashme raportohen të jenë mbajtur dhe në shtete të tjera të Amerikës.

Ndërtesa e Kongresit në Uashington u shpall “e sigurt” nga zyrtarët, katër orë pasi mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë dhunshëm atje.

Përgjegjësi për sigurinë e Kongresit, rreshteri Paul Irving, u tha ligjvënësve që ishin evakuuar, se “ndërtesa është pastruar”.

Policia bëri të ditur se një grua e plagosur në Kongres, ka vdekur.

Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.

Mbështetësit e Trumpit hynë në ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Seanca u ndërpre, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Nënpresidenti Mike Pence, i cili po mbikëqyrte sesionin e përbashkët të Kongresit, u pa duke u larguar nga sigurimi.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se është mobilizuar edhe Garda Kombëtare për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Nga ora 6 e pasdites, sipas kohës lokale, në Uashington hyri në fuqi ora policore, e cila do të zgjasë deri në 6 të mëngjesit.

Por, nga pamjet televizive të transmetuesve amerikanë, turmat e njerëzve duken ende në rrugë.

Gruaja që u qëllua brenda ndërtesës së Kongresit të SHBA-së gjatë trazirave të mërkurën u konfirmua se ka vdekur në një spital të zonës.

Kështu ka konfirmuar për CNN një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane.

“Po, gruaja (e moshës së rritur) që u qëllua brenda Kongresit ka vdekur në një spital të zonës”, tha zëdhënësi Dustin Sternbeck në Departamentin e Policisë Metropolitane

Sternbeck tha se detaje shtesë do të dalin më vonë pasi aktualisht janë duke u bërë hetime.23:00 – Mbështetësit e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Senati shkoi në pauzë, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Një grua raportohet se është qëlluar. CNN, duke cituar dy burime, tha se gruaja u qëllua në gjoks dhe se po trajtohet brenda ndërtesës së Kongresit.

Transmetuesi publik PBS gjithashtu raportoi për të shtëna me armë, ndërsa Washington Post citoi dy burime të kenë thënë se dikush është qëlluar.

Nënpresidenti Mike Pence, i cili po mbikëqyrte sesionin e përbashkët të Kongresit, u pa duke u larguar nga sigurimi.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se është mobilizuar Garda Kombëtare për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Presidenti i zgjedhur, Biden, u bëri thirrje turmave që të tërhiqen, ndërsa protestat i cilësoi si “moment i errët” për demokracinë amerikane.

Ai po ashtu i bëri thirrje presidentit Trump që të paraqitet në televizionin kombëtar dhe të kërkojë që t’i jepet fund “rrethimit” të Kongresit.

“Demokracia jonë është nën një sulm të paparë … Ky nuk është mospajtim, është rebelim, është kaos”.

“Fjalët e një presidenti kanë rëndësi … Prandaj, unë i bëj thirrje presidentit Trump të dalë në televizionin kombëtar për të përmbushur betimin e tij dhe për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Biden duke folur nga shteti i tij Dellauer.

President Trump, vepro”, tha ai.

Trump, në një mesazh televiziv drejtuar mbështetësve, tha se “është koha për të shkuar në shtëpi”.

“Unë e di dhimbjen tuaj. Unë e di lëndimin tuaj”, tha Trump, duke pretenduar në mënyrë të rreme se zgjedhjet janë “vjedhur”.

Të gjithë e dinë. Sidomos ana tjetër. Por, ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Na duhet të kemi paqe. Na duhet të kemi ligj dhe rend”, tha ai.

Më herët, përmes një postimi në Twitter, ai bëri thirrje për qetësi.

“Kërkoj nga të gjithë në (ndërtesën e) Kapitolit të SHBA-së, të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi Parti e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit!”, shkroi Trump në Twitter.

Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, shpalli shtetrrethim mbarëkombëtar, i cili do të hyjë në fuqi nga ora 6 pasdite (sipas kohës lokale) deri në 6 të mëngjesit.

Më herët, edhe kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel, bëri thirrje për qetësi, duke thënë se “nuk ka vend për dhunë në politikën tonë, pavarësisht nga cila anë jeni”.

Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit, ku u përballën me policinë, pasi presidenti iu drejtua atyre gjatë ditës.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, u tha Trump turmave.

Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.

Certifikimi i rezultatit zgjedhor – hapi i fundit zyrtar përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar – është normalisht një procedurë rutinore, por këtë vit u shndërrua në debat të ashpër, pasi një grup republikanësh e kundërshton certifikimin në disa shtete.

Së paku 14 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do t’i sfidojnë rezultatet e disa shteteve. Por, ky vendim i i ka ndarë edhe vetë republikanët.

Votuesit, gjykatat, shtetet – të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata, ne do ta dëmtojmë republikën tonë përgjithmonë”, tha Mitch McConnell, pasi disa republikanë kundërshtuan certifikimin e rezultatit në Arizona.

Nënpresidenti aktual, Mike Pence, tha se roli i tij “kryesisht ceremonial” në seancën e sotme të Kongresit, nuk e lejon atë që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Bidenit.

Në një deklaratë me shkrim, Pence tha se është gjykim i tij që Kushtetuta amerikane e ndalon atë ta bëjë një gjë të tillë.

Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm atij”, tha Pence.

Kolegji Zgjedhor – sistemi i përdorur për të zgjedhur presidentin e SHBA-së – e ka konfirmuar fitoren e Bidenit në muajin dhjetor.

Ligjvënësit republikanë planifikojnë t’i kundërshtojnë votat elektorale në së paku gjashtë shtete – Arizona, Xhorxhia, Nevada, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Përpjekja e republikanëve nuk ka pothuajse asnjë shans për ta parandaluar Bidenin që të marrë detyrën më 20 janar, sepse demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe mjaft republikanë e kundërshtojnë përpjekjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu