Kongresisti Eliot Engel sot takohet me Vuçiqin, ka dy kërkesa kryesore

Kongresmeni amerikan Eliot Engel do të takohet sot me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuqçiq, dhe siç mëson ‘Blic’ nga presidenca e shtetit Engel do të kërkojë zgjidhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi dhe se Serbia menjëherë të ndalon lobimin nëpër botë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Eliot Engel, një lobist i madh i agjendës pro-shqiptare në Kongres në tri dekadat e fundit, papritur vjen në Beograd në një vizitë sekrete.

Zyra e Eliot Engel ka dhënë shumë e pakë me informacione rreth takimimit me palën serbe. Pritet që tema kryesore të jetë Kosova – thotë burimi i ‘Blic’ marrë nga qarqet diplomatike.

Vuçiqit do t’i kërkohet haptazi një zgjidhje për rastin e vëllezërve Bytyçi dhe se diplomacia serbe do të heqë dorë nga procesi i tërheqjes së njohjes së Kosovës nga shtetet që kanë njohur Kosovën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu