Kongresmeni Republikan Lee Zeldin i është drejtuar me një letër Departamentin Amerikan të Shtetit. Zeldin kërkon informacion të detajuar nga DASH për shpalljen “Non Grata” të ish-kryeministrit Sli Berisha dhe familjes së tij.
“Dua detaje për procedurat e ndjekura për Sali Berishën”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.
Ndërkaq, letra e Kongresmenit vjen pas pyetjeve të tij për Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. Zilden kërkoi faktet që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës për të cilën u akuzua.









