Konjufca: Albulena Haxhiu ka më shumë vota sesa Hoxhaj e Hoti bashkë

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar kandidatin e LDK-së dhe atë të PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Konjufca ka thënë se Avdullah Hoti e Enver Hoxhaj të dy bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu.

“Këta të dy me i bë bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu, kështu i ka votu populli i Kosovës, e kam fjalën në zgjedhjet e fundit. Një parim universal të cilin e ndjekin të gjithë, ai parimi i mirënjohur, një metodë me të cilën fiton mos e ndërro, LDK-ja niset prej parimit të kundërt, një metodë me të cilën humbë mos e ndërro”, tha Konjufca.

Tutje ai ka komentuar edhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn. Konjufca tha se Hoti e Hoxhaj janë kryeministra kukulla.

“Unë menoj që pak a shumë populli i Kosovës e ka perceptim të etabular se ashtu siç është realcioni i Avdullah Hotit me Isa Mustafën njëjtë është edhe relacioni i Enver Hoxhajt me Hashim Thacin ose Kadrin Veselin. Këta janë kryeministra kukulla, ne nuk kemi nevoje për kryeministra kukulla”, ka thënë Konjufca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu