Konjufca e jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Italia e mbështetë heqjen e vizave për shtetin e Kosovës. Këto deklarata Konjufca i bëri pas takimit me homologun e tij nga Italia, Luigi Di Maio.

Konjufca, theksoi se ambasadori italian ka qenë mbështetës për sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

“Ministri Di Maio ofroi mbështetje për projektet që do t’i ketë qeveria e re. Ka qenë mbështetës edhe sa i përket heqjes së vizave për Kosovën dhe për proceset e integrimit. Takimi ynë ishte edhe për të përgëzuar njëri-tjetrin për relacionet që i kanë vendet tona dhe se si mund të zhvillohen drejt projekteve konkrete”, deklaroi Konjufca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu