I propozuari për president të Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se opozita po dëshiron të shkojë në zgjedhje, pasi sipas tij nuk kanë propozuar asnjë kandidat për pozitën e presidentit, përcjell TV21. Konjufca tha se mes tjerash, opozita mund ta propozojë edhe presidenten në largim, Vjosa Osmani.
“Ka shumë njerëz më të mirë se unë. Ka shumë njerëz më të përgatitur se unë. Le ta propozojnë një, le të propozojnë pra Vjosa Osmanin, ose kë do që dëshirojnë, edhe unë vet do të votoj, por ata nuk po duan të propozojnë. Konsideroj që nëse nuk e propozojnë, nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë neutral, atëherë ky është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje, nga ana e opozitës”, deklaroi Konjufca.










