Konkurrentja e njohur e Përputhen hedh akuza të rënda në mes të emisionit

Lindita ka hedhur akuza të rënda ndaj Oltit duke thënë se vajza me të cilën ka debatuar është shtatzënë me Oltin. Ajo u shpreh se vajza e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se është prej një muaji e gjysmë shtatzënë. Olti e ka mohuar këtë duke thënë se vetëm të dalë i përputhur me Linditën i intereson.

Debati:

Lindita: Më kanë shkruar vazhdimisht, por ajo vajza më mori në numrin e dyqanit. Më tha që jam shtatzënë një muaj e gjysmë me Oltin.

Olti: Je duke thënë disa shpifësira që s’kanë vend në asnjë vend të botës.

Lindita: Zgjidhe me atë jo me mua.

Olti: Si nuk e di unë që një vajzë është shtatzënë me mua.

Lindita: Ti fle me atë vajzën, unë kam dhe numrin e asaj vajzës.

Olti: Unë nuk jam në një lidhje me atë vajzën, unë e njoh.

Lindita: Ajo e ka dërguar, nuk e hodha unë akuzën.

Olti: Ti po i nxjerr këto fakte, nuk jemi në gjykatë.

Lindita: Ti vlen 0 për mua, pse nuk e merr atë vajzën në telefon? Produksioni e merr atë vajzën në telefon dhe ajo e sqaron.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu