Pas kërcënimit të Kim Jong-un së do të godasë Guamin, Presidenti Donald Trump lëshoi bombarduesit supersonik B-1B nga baza ajrore territorin amerikan në Paqësor.
Në një shfaqje fuqie, dy avionë luftarakë të Air Force B-1B u ngritën nga baza amerikane, së bashku me bombarduesit nga Japonia dhe Koreja e Jugut të martën.
Koreja e Veriut zbuloi më parë, se ka plane për të bombarduar këtë territor amerikan, ku jetojnë e punojnë të paktën 163 mijë persona.
Kërcënimi nga shteti diktatorial erdhi pasi Trump paralajmëroi se Amerika do t’i përgjigjej testeve të Kim Jong-un me “zjarr dhe tërbim”.
Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut tha se po shqyrtonte një plan për të sulmuar me raketa Guamin, ku ndodhet baza e bombarduesit strategjikë amerikanë.
OKB-ja miratoi kohët e fundit sanksione të mëtejshme ekonomike kundër Koresë së Veriut, për të cilat Pheniani tha se ishin një “shkelje e dhunshme e sovranitetit ” dhe paralajmëroi SHBA do të paguante.
Të mërkurën, agjensia zyrtare e lajmeve e “KCNA” tha se Koreja e Veriut “po shqyrtonte me kujdes planin operativ për të hapur zjarr përreth Guamit” duke përdorur raketat e saj “Hëasong-12”
Por, në një mesazh për publikun, guvernatori i Guamit, Eddie Baza Calvo, tha se aktualisht nuk kishte “kërcënim” për ishullin dhe arkipelagun e Marianas, por se Guami ishte “i përgatitur për çdo eventualitet”.
Të martën, mediar në Shtetet e Bashkuara pohuan se Veriu kishte arritur qëllimin e vet për t’i mbushur raketat me lëndë nukleare. /SYRI










