Në Itali po ndodh një dramë e vërtete njerëzore. Autoritetet shendetësore njoftuan se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 368 persona si pasojë e koronavirusit.
Ky është bilanci më i rëndë i vdekjeve brenda 24 orëve i shënuar në vendin fqinjë që nga dita kur nisën të shënoheshin të infektuarit e parë.
Rritja e viktimave në raportin me një ditë më parë është thuajse dyfishuar.
Lombardia është rajoni më i goditur me 252 viktima në 24 orët e fundit ndërsa shifra totale e atyre që kanë humbur betejen me COVID-19 në këtë rajon ka shkuar në 1218.
Ndërkohë në total numri I viktimave ka shkuar në 1809 ndërsa I të prekurve është 20 mijë e 603.










