Mjeku i njohur Genc Sulçebe, i cili është themelues dhe drejtues i imunologjisë, ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.
I ftuar në studion e lajmeve në Sulçebe theksoi se masat e ndërmarra nga autoritetet janë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Ai tha se këto masat janë e vetmja mundësi për të frenuar në maksimum përhapjen e Covid-19, pasi ende nuk ka një medikament që mund ta trajtojë.










