Qeveria italiane vendoi të premten të shpallë gjendjen e emergjencës pasi dy raste të para me koronavirus u konfirmuan në këtë vend, sipas burimeve qeveritare, shkruan reuters.
Dy turistë kinezë në Romë janë prekur nga virusi dhe janë future në izolim në një njesi të veçuar në një spital të specializuar për sëmundjet infective dhe viruset, ndërkohë që autoritetet po përpiqen të gjurmojnë itinerarin e tyre të udhëtimit nëpër Itali.
Të enjten, kryeministri i vendit Conte njoftoi gjithashtu se edhe fluturimet ajrore për në Kinë dhe nga Kina në Itali, do të ndaloheshin.










