Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Osmani tha se me Begajn biseduan për bashkëpunimin e pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.
Osmani e ka uruar Begajn që viti i ardhshëm të sjell më shumë afërsi dhe bashkëpunim drejt Bashkimit Evropian.
“Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona”, thuhet në njoftimin e presidencës.










