Ish ministri i jashtëm serb , Vlladisllav Jovanoviq ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të përdorin Albin Kurtin në përpjekje të mëtejshme për ta nxjerrë Serbinë nga streha e saj politike në të cilën ajo pretendon se “mbështetet në të drejtën ndërkombëtare”, në një hapësirë më të hapur në të cilën do të heq dorë nga qëndrimi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, Amerika do të përdorë Albin Kurtin në ushtrimin e mëtejshëm të presionit ndaj Serbisë në mënyrë që të largohet nga streha politike dhe të paraqitet në një hapësirë më të hapur.
“Kosova është në duar të amerikanëve, Amerika e krijoi atë dhe mund ta prishë, nëse është në interesin e saj. Unë mendoj se ata po përdorin Albin Kurtin siç përdorën Ramush Haradinajn, të cilit i lejuan të mbanë taksat e vendosura ndaj Serbisë për një vit e gjysmë. Taksat kishin efekt të keq në jetën e qytetarëve të Kosovës, por ato në të vërtetë kishin për qëllim destabilizimin e mëtejshëm të dialogut dhe pozicionin e Serbisë në negociata. Siç e përdorën Haradinajn, ata tani po përdorin Kurtin si një mjet për të bërë presion ndaj Serbisë. Amerika nuk është e kënaqur me qëndrimin “parimor” të Serbisë dhe duan ta nxjerrin atë në një hapësirë më të hapur në të cilën ata më nuk do të fshihen pas qëndrimit se nuk do ta njohin Kosovën. Kurti është këtu për ta nxjerrë Serbinë nga takti, sepse “e drejta ndërkombëtare është në anën e Serbisë”- tha ai.






