Kosova me ambasadë në Jeruzalem, Thaçi: Kam folur me Erdoganin

Presidenti Thaçi dha garanci se vendosja e një ambasade të Kosovës në Jeruzalem, kjo kur Izraeli të njoh Kosovën, siç është paraparë në marrëveshjen e Uashingtonit, nuk do t’i cenojë raportet me Turqinë.

Lobi hebre ka qenë mbështetës i lirisë së Kosovës. Na kanë mbështetur jam dëshmitar i gjallë. Njohja me Izraelin nuk do ta zbeh marrëdhënien me Turqinë. Para dy ditësh kam biseduar me Erdogan.

Kosova do të jetë e fokusuar në partneritetin me Turqinë. Njohja nga Izraeli është proces i pakthyeshëm. Turqia ka qenë e para për ta njohur dhe ka bërë lobim të fuqishëm për ne. Vlerësim të lartë për Erdogan dhe për Turqinë.” tha Thaçi në Open, raporton TCH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu