Kosova në zgjedhje! Baton Haxhiu zbardh sondazhet dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Ja kush del forcë e parë

Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që Kosova të shkojë në zgjedhje, analisti Baton Haxhiu, shprehet se kjo do ta fusë vendin në krizën më të madhe që nga përfundimi i luftës.

Sipas Haxhiut zgjedhjet janë lajmi më i mirë për Kosovën, por problemi vjen pas zgjedhjeve, ku do ketë pazare politike. Analisti pranoi se Vetëvendosje mund të dalë e parë në zgjedhje, por shtoi se do e ketë të vështirë formimin e qeverisë. Aleati i vetëm i Vetëvendosjes, sipas Haxhiut, është Ramush Haradinaj.

“Nuk do ketë fitues të qartë në Kosovë. Nuk e lejon sistemi zgjedhor. E kemi detyrim përfshirjen e minoriteteve në qeveri. E supozojmë se Vetëvendosje është fituese, a do shkojë LDK dhe PDK në koalicion? Vetëvendosje udhëheq sondazhet me 6% më shumë se e dyta, por nuk fiton e vetme. Vetëvendosje ka vetëm një partner, por që është thyer me të. I vetmi partner mund të jetë Ramush Haradinaj. Haradinaj ka një parti të vogël dhe që shkon kudo për interesa të veta”, deklaroi Baton Haxhiu në Open.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu