Republika e Kosovës prej sonte ka filluar zyrtarisht ta quajë Maqedoninë me emrin Maqedonia e Veriut, shkruan Gazeta Lajm.
Promovimin zyrtar të këtij emri nga Kosova e ka bë në Shkup ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj në solemnitetin që po mbahet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në Shkup. Dedaj me këtë rast ka përshëndetur kryetarin e Parlamentit të “Maqedonisë së Veriut”, Talat Xhaferi dhe liderin e shqiptarëve të “Maqedonisë së Veriut”, Ali Ahmeti.










