Kosova synon të bindë Francën për liberalizim të vizave në fund të këtij muaji

Franca dhe Holanda janë dy vendet e vetme të zonës Schengen që kanë kundërshtuar fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën, ku deri tani ka mbetur pezull kjo çështje pavarësisht plotësimit të kritereve nga shteti kosovar.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës më 26 dhe 27 nëntor do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe ajo e Francës, me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave, me Kosovën që synon të bindë shtetin francez për t’ia mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas takimit teknik pritet edhe një takim politik në nivel të ministrive të brendshme.

Postimi i plotë nga Hoti:

“Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu